Milan do të nisë nga puna shumë shpejt  për sezonin e ri futbollistik. Kuqezinjtë do të synojnë që të hedhin pas krahëve këtë edicion të dështuar dhe ndryshimet që priten janë të shumta.

Së fundmi janë shtuar zërat që lidhin Igli Taren me një kalim te Milani si drejtor sportiv. Mediat italiane shkojnë edhe më tej, teksa shkruajnë për emrin e parë në listën e Tares sa i takon përzgjedhjes së trajnerit për sezonin e ri.

Tare do të dëshironte që Milani të udhëhiqej nga Vicenzo Italiano, aktualisht trajner i Bolognas. Ky mision është mjaft i vështirë, pasi klubi nga Bologna vështirë se do pranojë të heqë dorë nga Italiano.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb