Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer ka kaluar me sukses operacionin. Klubi kuqezi ka njoftuar se lojtari nga Algjeria do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 6 muaj.
“AC Milan njofton se Ismael Bennacer iu nënshtrua një operacioni në gjurin e tij të djathtë në Lyon këtë mëngjes. Koha e rikuperimit vlerësohet të jetë të paktën gjashtë muaj”- Shkruan klubi.
Kështu, në këto kushte, Bennacer mund të mos luajë në fillimin e sezonit dhe ndërhyerja në merkato për atë rol është e detyrueshme. Besohet se Milan do mund të afrojë një futbollist cilësor, të aftë për ta zëvendësuar.
(BalkanWeb)
