Milan i ka besuar numrin 10 Rafael Leaos. Vetë portugezi ka komentuar këtë vendim, teksa ka thënë se për të është një përgjegjësi më shumë.

“Numri 10 është padyshim shumë i rëndësishëm, një numër që të ngarkon me përgjegjësi. Tani duhet të jap maksimumin edhe si një formë falenderimi për besimin. Për mua është një mundësi të kem këtë përgjegjësi si numri 10. Kush është shoku i preferuar këtu te Milan? Ndjehem mirë me të gjithë, por kaloj shumë kohë me Bennacer, Saelemaekers, Bakayoko, Maignan, Adli dhe Ballo-Toure”, – tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: