Milani duket se ka marrë një vendim të qartë për të ardhmen e Rafael Leãos. Pas takimit të gjatë mes drejtuesve të klubit dhe agjentit Jorge Mendes, është konfirmuar vullneti për t’u ndarë nga sulmuesi portugez.

Sipas raportimeve, Leão nuk konsiderohet më pjesë e projektit të ri të Milanit dhe situata mund të bëhet edhe më e tensionuar në ditët e ardhshme. Madje, nuk përjashtohet mundësia që portugezi të mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Torinos, një sinjal i fortë për të ardhmen e tij.

Milani, megjithatë, nuk dëshiron ta shesë Leãon me një çmim të ulët. Kërkesa fillestare prej 60 milionë eurosh është ulur, por klubi tani kërkon rreth 50 milionë euro për kartonin e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb