Milan vazhdon të insistojë për transferimin e Ardon Jasharit. Gjithsesi, kuqezinjtë nuk duken bindës me propozimet e tyre dhe për momentin, bisedimet kanë ngecur. Për këtë çështje dha mendimin e tij, tekniku i skuadrës belge, Nicky Hayen.

“Transferimi i Jasharit? Dëgjo, nuk mund të bëjmë shumë për këtë. Ajo që ndodh në krye është përtej kontrollit tonë. Nuk jam i shqetësuar për situatën. Kështu funksionon futbolli”, ka thënë fillimisht Hayen.

“Ardoni ka një kontratë deri në vitin 2029 dhe klubi i ka bërë kërkesat e tij shumë të qarta. Kushdo që e dëshiron atë duhet të përmbushë kërkesat tona”.

“Pastaj janë edhe dëshirat e lojtarit – dhe këtu bëhet e ndërlikuar… Sidoqoftë, gjërat do të bëhen më të qarta së shpejti”,

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb