Mesfushori shqiptar i Milanit, Ardon Jashari ka vlerësuar në maksimum shokun e skuadrës Luka Modric.
“Unë bëj atë që më kërkon trajneri. Është e rëndësishme që shokët e ekipit të kuptojnë karakteristikat e mia. Më kërkoi të luaja si numër gjashtë dhe ky është një mesazh që duhet të përçohet në të gjithë ekipin.
“Të luash me të është një dhuratë. Ai është një person i jashtëzakonshëm jashtë fushës dhe një lojtar i pabesueshëm. Po e shijoj çdo moment dhe shpresoj të luaj më shumë minuta përkrah tij”- tha ai.
