Mesfushori i Milanit, Ruben Loftus-Cheek, po përgatitet për rikthimin e tij në fushë në ndeshjen e ardhshme të kampionatit, ku skuadra e Massimiliano Allegrit do të përballet me Napolin. Megjithatë, përtej të tashmes, Loftus-Cheek po mendon edhe për të ardhmen e tij, pasi kontrata me klubin skadon më 30 qershor 2027.
Në një intervistë me SportMediaset, Loftus preku këtë temë. “Kam një kontratë deri në fund të vitit 2027 dhe mendoj se do ta diskutojmë me klubin në verë. E dua Milanin, por tani jam i përqendruar në fund të sezonit.”
