Milan-Napoli është supersfida e mbrëmjes së sotme në Champions League. Ish-sulmuesi i njohur, Hernan Crespo ka thënë në një intervistë se favoritë në këtë takim janë kuqezinjtë.
“Unë shoh një favorit dhe është Milani. Para së gjithash, rritja e San Siros ndihet shumë. Së dyti, suksesi në Maradona Stadium mund të vendosë turbina në ekipin e Piolit. Leao mund të hapë mbrojtjen e Napolit, ndërsa Tonali është një balancues i vërtetë në mes të fushës. Taktikisht mendoj se kuqezinjtë do të përdorin presing shumë të lartë, duke e markuar sërish Lobotkan” – Tha ai. Fituesi i këtij çifti do të përballet me atë të Benfica-Inter.
(BalkanWeb)
