Milan do të sfidojë të enjten mbrëma Romën, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalene e Europa League. Tekniku i ekipit nga Milano, Pioli ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Duhet të kemi besim maksimal tek aftësitë tona. Kemi aftësinë për të zhvilluar një ndeshje të madhe dhe për të fituar. Ndeshja e parë nuk vlen më, të mos e mbajmë mendjen aty.

Sigurisht që ka shumë gjëra të vogla që mund dhe duhet t’i bëjmë më mirë për të vënë në vështirësi kundërshtarët tanë. Do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe, do të duhet të vendosim shumë cilësi dhe energji në fushë. Nesër kemi një mundësi shumë të mirë, objektivi ynë i vetëm është kualifikimi në gjysmëfinale”, u shpreh trajneri i Milanit. I cili ndalet edhe te Rafael Leao.

“Kurrë nuk kemi fituar për shkak të Leaos, dhe as që kemi humbur ndonjëherë për faj të tij. Ne luajmë si skuadër dhe gjithmonë përpiqemi të punojmë së bashku. Për të fituar dhe për t’u kualifikuar është e nevojshme që të gjithë lojtarët të luajnë në maksimumin e tyre”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb