Trajneri i Milanit, Stefano Pioli iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para takimit ndaj Atalantës.

“Atalanta? Shumë e rëndësishme për renditjen dhe për kthimin te fitorja pas humbjes me Monzan. Bashkë me Interin dhe Atalantan jemi skuadrat që kemi marrë më shumë pikë në 10 ndeshjet e fundit. Do të jetë shumë e vështirë. Një kundërshtar që është po aq i mirë sa ne dhe tashmë na ka mundur dy herë. Por ne do të jemi gati për duelin e ditës së nesërme.

Performanca e De Ketelaere te Atalanta? Na duhet vetëm të komplimentojmë Gasp-in, sepse ai ka bërë një punë të shkëlqyer për shumë vite dhe meriton vetëm komplimente. De Ketelaere është një nga shembujt e shumtë të lojtarëve që luftojnë për t’u rritur, Gasperini i gjeti atij një pozicion më të përshtatshëm. De Ketelaere po bën shumë mirë dhe ne duhet t’i kushtojmë vëmendje atij”, – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: