Të hënën, më 7 korrik, Milan nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri. E hëna pritet të jetë një ditë shumë e ngarkuar në Casa Milan, pasi në orën 13:00 është parashikuar prezantimi i trajnerit Massimiliano Allegrit në krah të Drejtorit të ri Sportiv, Igli Tare. Ndërkohë, të shtunën, Milan prezantoi zyrtarisht afrimin e tyre të radhës në këtë merkato verë, Samuele Ricci, me mesfushorin “azzurr” që nuk i fshehu emocionet për të aventure të re në Milano: “Emocionet kanë qenë të shumta. Mund të them se nuk kam qenë kurrë më parë kaq nervoz. Është e lehtë të thuash që është një nder, të gjithë e dimë se çfarë përfaqëson Milan. Do të përpiqem të bëj më të mirën time për të justifikuar besim që më është dhënë”, u shpreh Ricci.

Mesfushori italian do të mbajë në Milano fanellën me numrin 4. Jo vetëm Ricci, Igli Tare është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes edhe me Ardon Jasharin. Sipas La Gazzetta dello Sport, palët janë vetëm një hap larg pasi së fundmi mesfushori me origjinë shqiptare nuk është bashkuar me ekipin e Clube Brugge në grumbullim, duke ia bërë të qartë drejtuesve të klub belg se dëshiron vetëm Milan. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Tare po ndjek nga pranë edhe situatën me Dusan Vlahovic, me serbin që mbetet një dëshirë e trajnerit Allegri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb