Milani i ri i RedBird nis nga drejtuesit të cilët dërguan kuqezinjtë te titulli kampion. Të mërkurën, Gerry Cardinale dhe Paolo Maldini patën një takim ndërmjet tyre që zgjati rreth dy orë, një takim për të konfirmuar besimin ndaj stafit drejtues, në këtë diskutim përfshihen edhe Frederic Massara dhe Geoffrey Moncada, të gjithë në skadencë të kontratës në fund të këtij muaji.

I njëjti diskutim edhe për Ivan Gazidis i cili do të vijojë të mbajë postin e drejtorit të deleguar pasi Gazidis është pjesë e fondit Elliott që tashmë janë minorancë në aksionet e klubit. Pasi mbyllën “llogaritë” me stafin drejtues, tani prioritet është ekipi.

Leao
Leao

Rinovimi i Leao është temë kryesore ndërsa kanë gjetur akordin total me Origi, vizitat mjekësore dhe prezantimi priten të bëhen javën e ardhshme. Së fundmi ka marrë më shumë kuota pista Zaniolo, sulmuesi i Romës mund të jetë një dhuratë për trajnerin Pioli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb