Pas shumë barazimeve, më në fund Milani i është kthyer fitoreve në Serie A. Skuadra e Gennaro Gattusos ka fituar 1-4 ndaj Sassuolos që vinte nga dy fitore radhazi.
Një moment magjie i Kesit hap rrugën e suksesit për Milanin. Mesfushori merr një top nga zona e tij dhe me një vrapim galopant arrin të shënojë. Pjesa e parë mbyllet me avantazh minimal, por që në startin e pjesës së dytë, një “perlë” e Suso dyfishon.
Kastileho shënon të tretin e ndeshjes dhe të parin personal me fanellën e Milanit. Sasuolo u duk se do të rihapte fatet e takimit, pasi shkurtoi në minutën e 68’, por Milani u mbrojt mirë. E për me tepër, në sekondat e fundit është Suso që shënon sërish dhe i jep tri pikët.
Pas kësaj humbje Sassuolo bie në vendin e pestë me 13 pikë, kurse Milani ngjitet në pozitën e 10 me nëntë pikë.
Kuqezinjtë në javën tjetër luajnë kundër Chievos, ndërsa Sassuolo pret Napolin.
(BalkanWeb)
