Vullneti, vendosmëria e madhe e Ardon Jasharit, dhe përmirësimi i ofertës së fundit nga Milan, bënë që Igli Tare të sigurojë shërbimet e lojtarit me origjinë shqiptare. Mesfushori ka mbërritur mbrëmjen e së martës në Milano dhe këtë të mërkurë I është nënshtruar vizitave mjekësore. Madje do të mbajë mbi fanellë numrin 30.

Drita jeshile nga Club Brugge u dha pasi palët arritën një marrëveshje prej 34 milionë eurove, plus 3 të tjera në formë bonusesh, një shifër që klubi belg synonte që në fillim. Sigurisht që Brugge kishte kuptuar prej kohësh se lojtari e konsideronte të mbyllur aventurën e tij në Belgjikë dhe se dëshira e Jasharit ishte vetëm Milan, pari refuzoi cdo ofertë nga Premier League dhe Arabia Saudite.

Pas vizitave mjekësore, Ardon Jashari do të jetë i gatshëm pëër të udhëtuar me Milanin drejt Mbretërisë së Bashkuar ku luajnë ndeshje miqësore të shtunën kundër Leeds dhe Chelsit të dielën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb