Massimiliano Allegri, numri një i pankinës së Milanit u shpreh se Leao nuk do të jetë gati për ndeshjen ndaj Veronës.

“Leao nuk do të grumbullohet. Ka një problem që e pengon të vrapojë shpejt.  Fullkrug mbërriti i qeshur dhe i etur, ai ka një javë për t’u stërvitur dhe do të jetë i disponueshëm ndaj Cagliarit.

Gabbia është jashtë, do të shohim nëse do të jetë i disponueshëm ndeshjen e radhës.  Fofana është mirë, të tjerët janë mirë përveç Gimenez i cili po i nënshtrohet rehabilitimit të kyçit të këmbës”, tha Allegri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb