E ardhmja e Fikayo Tomori mbetet një çështje e rëndësishme te Milani. Mbrojtësi i kuqezinjve dha mendimin e tij për këtë temë, në intervistën pas fitores 3-0 ndaj Veronës.

“Këtë vit, po e shijoj mënyrën se si po luaj, veten dhe ekipin.

Kemi një skuadër të re me lojtarë pa përvojë, por ata po e vërtetojnë vlerën e tyre edhe në kohë të vështira.

Po e shijoj jetën këtu; klubi dhe agjentët e mi kujdesen për gjërat jashtë fushës. Po qëndroj i përqendruar në atë që është në fushë; kjo është gjëja më e rëndësishme për mua.”

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb