Në një intervistë për “BBC Sport”, mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori u shpreh i lumtur për faktin që luan te kuqezinjtë.

“Është e çmendur. Çdo ditë hyn dhe sheh fotografi të lojtarëve si Maldini, Baresi, Kaka, Zlatan Ibrahimovic dhe Nesta. Patjetër që ndien pritshmëritë, duke ditur se ata kanë qenë në të njëjtën godinë.

Përgjegjësia vjen nga tifozët- Kjo ndihet edhe nga tifozët që takon në qytet. E kupton sa peshë ka kjo fanellë. Më pëlqen fakti që ata janë kaq krenarë për klubin dhe që ka një pritshmëri për ne që të japim dhe të bëjmë atë që kanë bërë ata para nesh”- tha ai. Tomori ka luajtur 13 ndeshje në kampionat në këtë sezon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb