Mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 18:30, dy persona me nënshtetësi ukrainase, u qëlluan në një furrë buke në në Piazzale Gambara, Milano. nga të shtënat me armë, mbeti i plagosur një i ri 26-vjecc ndërsa personi tjetër mbeti i vdekur.
Ende nuk dihen detajet e ngjarjes dhe motivi i sulmit ndërsa autori është shpallur në kërkim. Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, mësohet se viktima dhe i plagosuri kanë hyrë në furrë dhe kanë porositur ushqim.
Ndërsa pronari shkoi në pjesën e pasme për ta përgatitur, vrasësi hyri në dyqan dhe qëlloi me gjakftohtësi dy klientët përpara se të ikte.
Pas të shtënave, policia vendosi një kordon oficerësh rreth hyrjes së stacionit të metrosë Gambara në vijën e kuqe, ndërsa shkencëtarët mjeko-ligjorë punonin për të kryer hetime