Në metronë e Milanos të veshur vetëm me mbathje. Eshtë ‘No pants Subway Day’ flash mob që ka nisur për herë të parë në New York në 2002 dhe që është bërë modë edhe në Itali. Në trena dhe në stolat e metrosë, mes vështrimeve të habitura të pasagjerëve, komenteve dhe fotove me celular, pjesëmarrësit kanë qëndruar indiferentë, duke luajtur me telefonat e tyre, të veshur me xhaketë dhe kollare, duke dëgjuar muzike ose duke lexuar një libër, por të gjithë pa pantallona, deri kur kanë mbërritur në sheshin Duomo, për tu veshur normalisht.(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb