Shqipëria shpreson se do të mund të vendosë në jetë një mrekulli të vërtetë. Kuqezinjtë synojnë që të shkojnë në Botëror për herë të parë në histori dhe për këtë arritje, përpara janë dy pengesa. Në sfidën e parë gjysmëfinale të Play Off përballemi me Poloninë, ndërsa në finale gjejmë fituesin e Ukrainë-Suedi.

Nëse fitojmë këto dy ndeshje, ekipi i Sylvinhos do shkonte në Botëror dhe përfitimet do ishin nga të gjitha anët. Në aspektin monetar, me kualifikimin historik do të kishim të garantuara të paktën 9 milionë euro.

E thënë më ndryshe, 1.2 milionë euro jepen nga FIFA për mbulimin e shpenzimeve, ndërsa 7 milionë euro i shkojnë kombëtareve që do të eliminohen që në fazën e parë, pa llogaritur këtu bonuse të tjera.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb