Milionat në futboll jo gjithnjë blejnë suksesin, rasti më i pastër është ai i Chelsea-t. Blutë zhgënjejnë jo vetëm në Premier League, por dhe në Champions. Yjet e Potter u shuan në “Sigal Iduna Park” përballë Dortmund, nuk arritën në asnjë moment të bënim diferencën, me verdheqezinjtë që festojnë pas suksesit 1-0, rezultat që i jep një bonus të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit.

Me “artilerinë” e rëndë në fushë nga minuta e parë, Chelsea krijojë iluzionin e golit në minutën e 15-të, por Thiago Silva në përpjekje për të imituar Maradona-n, duke dërguar topin në rrjetë me dorë, u ndëshkua me karton të verdhë. Në pjesën e dytë, atëherë kur të gjithë prisnin shpërthimin e Chelsea, Adeyemi me një kundërsulm fantastik, dogji Enzo Fernandez duke realizuar një super gol.

Verdhezinjtë mbrojtën me fanatizëm avantazhin, një rezultat që kënaq edhe trajneri Edin Terzic: “Ishte fantastike të dilnim fitues nga kjo sfidë. Kishim edhe pak fat, pasi Chelsea na dominoi në pjesën e dytë, por nuk kemi pse të kërkojnë ndjesë pasi kemi fituar përballë Chelsea-t në 1/8 e Champions League”, u shpreh Terzic pas ndeshjes.

Pavarësisht humbjes së pësuar, Graham Potter beson te kualifikimi: “Të vjen keq të humbës pas një paraqitje të tillë. Krijuam shumë raste, por më shumë jam i zhgënjyer për golin e pësuar, gjithsesi ishte vetëm ndeshja e parë, duhet të riorganizohemi dhe të përmbysim rezultatin në Londër”, theksoi Potter pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb