Carlos Tevez nuk është i lumtur në Kinë dhe dëshiron të rikthehet në Argjentinë pas vetëm tre muajsh. Ish-sulmuesi i Manchester City i cili iu bashkua Shangai Shenhua në fillim të dhjetorit është duke luftuar me jetën në lindjen e largët, transmeton gazeta argjentinase “Ole”.

Kinezët i paguan klubit të njohur “albiçelest” Boca Juniors një shumë prej rreth 12 mln paundësh për të firmosur me 32 vjeçarin duke e bërë atë lojtarin më të paguar në botë me një pagë javore 615.000 paund.

Por paratë nuk do të thotë se të bëjnë të lumtur. Për këtë arsyeje siç raporton edhe “The Sun” në Argjentinë po përgatiten për t’a sjellë Tevezin në shtëpinë e tij. Gjithsesi agjenti i sulmuesit i ka hedhur poshtë këta zëra duke sqaruar se klienti i tij nuk do të shkojë asgjëkundi.
Adrian Roccu u shpreh: “Tevez nuk do të largohet nga Kina. Nuk e di nga ka ardhur kjo ide. Unë kam folur me lojtarin dhe ai nuk do të largohet asgjwkundi”.
(e.k/BalkanWeb)
