Kryeministri Edi Rama , i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka folur në mbrojtje të luftës së UÇK dhe krerëve të saj që po gjykohen në Hagë.

Ai ka bërë ironi kur tha se ndërkohë që pretendohet nga gjykata dënimi i katër ish- krerëve të UÇK, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me drejtuesit e shteteve që dhanë dritën jeshile për bombardimin e Serbisë, çka i dha fund edhe luftës në Kosovë.

Edi Rama: Kosova e testoi dhe fatmirësisht perëndimi duke e njohur Kosovën kaloi testin e humanizmit të vet. Nëse sot Perëndimi nuk e kalon këtë test dhe merr përsipër varrosjen për së gjalli duke lënduar si skam ë keq popullin dhe Kosovën, ky është një problem shumë i madh.

Nuk di të them më shumë por kjo është pengmarrje për arsye politike, jo të perëndimit si i tërë, por i forcave që kanë dashur të barazojnë dy gjëra që nuk barazohen dot, dhunën etnike të një makinerie lufte tërësisht fashiste dhe luftën çlirimtare të një ushtrie që emrin e kishte ushtri por në fakt ishte mobilizim popullor ku ata të cilët u trajtuan në gjyq si komandantë ishin udhëheqësit shpirtëror dhe moralë të këtij mobilizimi.

Ka diçka edhe më të rëndë, sepse nëse për Perëndimin, Thaçi Veseli, Karasniqi dhe Selimi duhet të varrosen së gjalli për luftën e për çka ndodhur gjatë saj, duhet të vijojnë arrestimet, të arrestohet Bill Clinton, Havier Solana, Toni Blair, kryeministrat e tjerë të vendeve që i dhanë dritën jeshil bombardime dhe duhet të ndodhë ajo që ka predikuar Millosheviçi, që bashkë me zviceranin mos gjetshin prehje atje ku janë.
Kjo ehte e pa imagjinueshme. Ajo që po ndodh është shumë e rëndë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb