Kreu i Republikës serbe “Srpska”,  pro-rusi Milorad Dodik zyrtarisht nuk lejohet më të vizitojë Poloninë, pasi sanksionet e shpallura ndaj tij nga Varshava zyrtare më 12 maj janë aktive.

Poloniak ka futur në “listën e zezë” vetëm Dodik, jo kryeministrin Radovan Vishkoviç apo kryetarin e Asamblesë së entitetit Nenad Stevandiq.

“Ju informojmë se të dhënat e presidentit Milorad Dodik tashmë janë përfshirë në listën e të huajve qëndrimi i të cilëve në territorin e Republikës së Polonisë është i padëshirueshëm.

Baza ligjore për këtë masë janë rregulloret kombëtare të hyrjes – Ligji për të Huajt. Aktualisht, asnjë procedurë e ngjashme nuk është nisur ndaj përfaqësuesve të tjerë të autoriteteve të RS”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme të Polonisë për Politicki.ba, raporton KosovaPress.

Polonia është vendi i pestë evropian që shpall Dodik person non grata. Britania e Madhe më parë e bëri këtë, dhe së fundmi Austria dhe Gjermania.

Varshava njoftoi se sanksionet ndaj Dodik u vendosën për shkak të veprimeve të tij që minojnë rendin kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb