Margarita Robles, Ministrja e Mbrojtjes në Spanjë, ka thënë se lufta në Gaza, është një gjenocid i vërtetë dhe nuk mund të injorohet.

“Kjo nuk është kundër askujt, nuk është kundër shtetit izraelit, nuk është kundër izraelitëve, të cilët janë njerëz që ne i respektojmë,” tha ajo për televizionin shtetëror TVE në lidhje me vendimin e Spanjës në fillim të kësaj jave për të njohur Palestinën si një shtet sovran.

“Masa synon t’i japë fund dhunës në Gaza”, shtoi ajo, shkruajnë mediat e huaja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb