PERRENJAS– Për vite me radhë kanë rrezikuar jetën në thellësitë e nëntokës, por sot deklarojnë se mundi i tyre nuk shpërblehet nga shteti siç duhet. Minatorët e Përrenjasit dhe Pogradecit për këtë arsye kanë protestuar këtë të martë, duke kërkuar rritjen e pensionit. Edhe pse kanë punuar mbi 20 vjet nëntokë, ata deklarojnë se marrin një pension qesharak prej 14 mijë lekësh.

Pavarësisht kërkesës së tyre të vazhduar, asnjë qeveri nuk ka miratuar statusin e minatorit.

Minatorët kanë deklaruar se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, do t’i përshkallëzojnë protestat e do të bojkotojnë zgjedhjet.

Aktualisht Përrenjasi dhe Pogradeci numërojnë rreth 1500 minatorë pensionistë. Dikur kjo zonë numëronte rreth 8 mijë minatorë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë ndërruar jetë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb