Nga: ENEIDA CAKERRI

4 kokrra mollë
100 gr sheqer kaf
100 gr arra
Një petë sfoliatë
Kanellë
Sheqer pluhur

Mollët i grijmë në rende dhe i gatuajmë me sheqer kaf dhe kanellë në një tigan që të zbuten. Shtojmë dhe arrat në fund. Petën sfoliatë e presim në katrorë dhe e mbushim me mollë. E mbyllim me pirun nga ana tjetër. I pjekim me 220 gradë sa të bëhen kafe. I nxjerrim dhe i lëmë të ftohen. I pudrosim me sheqer pluhur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb