Kombëtarja shqiptare e minifutbollit prej dhjetë ditësh vijon përgatitjen për Kampionatin Europian 2024, kompeticion zyrtar i këtij sporti, event që do të mbahet nga data 1 deri më 8 qershor në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës.

Shqipëria siç dihet bën pjesën në Grupin A, bashkë me vendësit e Bosnjë-Hercegovinës, me Slloveninë dhe Malin e Zi. Një grup tërësisht ballkanas, ndërsa duhet theksuar se të gjithë kundërshtarët kanë eksperiencë më të madhe në arenën ndërkombëtare, duke mbërritur madje deri në finale (Mali i Zi dhe Sllovenia) apo në vend të tretë (BosnjëHercegovina). Për Shqipërinë kjo do të jetë pjesëmarrja e tretë në një Europian, pas “Ukrainë 2018” dhe “Sllovaki 2022”. Nën drejtimin e trajnerit Mandrit Dulo, kuqezinjtë po stërviten rregullisht në Tiranën në mënyrë që të mbërrijnë në gjendjen e tyre më të mirë në këtë kompeticion.

Treyt (1)
Treyt (1)

Së fundmi është publikuar edhe lista me lojtarët dhe stafin që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Sarajevë. Si gjithnjë thuajse i gjithë boshti i përfaqësues i përket ekipit Prestige, që është edhe skuadra lider e minifutbollit në Shqipëri. Një ekip që ka ndikuar jo pak në rritjen ehe zhvillimin e këtij sporti, për t’u marrë si model nga shumë skuadra të tjera. Janë 11 lojtarë të cilët do të përfaqësojnë Kombëtaren në Europian, ndërsa për 9 prej tyre kjo do të jetë eksperienca e parë në një eveniment të tillë. Kapiteni i skuadrës, Fatmir Hysenbelliu, me dy pjesëmarrje, dhe portieri Dashnor Cara i pranishëm para dy vitesh në Sllovaki, janë të vetmit lojtarë të Shqipërisë me eksperiencë në Europiane.

Trewtery
Trewtery

KALENDARI – Në Kampionatin Europian do të marrin pjesë 24 skuadra të ndara në 6 grupe, ndërsa vendet e para, të dyta dhe katër të tretat më të mira do të kualifikohen në fazën me eliminim direkt. Për sa i përket kalendarit të Shqipërisë, përfaqësuesja kuqezi do ta bëjë debutimin më 1 qershor përballë vendësve të Bosnjë-Hercegovinës, takim që do të luhet në orën 20:00. Më pas në 2 qershor në orën 22:00 skuadra e Dulos do të sfidojë Malin e Zi, për ta mbyllur fazën e grupeve më 4 qershor kundër Sllovenisë, sfidë që do të luhet në orën 10:00. Ndeshjet e Shqipërisë në Europian do të transmetohen drejtpërsëdrejti në “Panorama TV”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb