Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka riafirmuar mbështetjen e Romës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian, duke theksuar se procesi duhet të shihet si “ribashkim” dhe jo si zgjerim.

Gjatë ministerialit me temë “Korridori VIII në momentin strategjik të Europës, Ndërlidhje dhe Qëndrueshmëri përmes Mobilitetit Ushtarak, Prosperitet i Përbashkët përmes Integrimit”, Tajani u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor janë vende evropiane dhe se integrimi i tyre përbën një përparësi strategjike.

Ai nënvizoi se Korridori VIII është një nismë politike që mbështet afrimin e rajonit me BE-në, ndërsa Italia, sipas tij, do të bëjë maksimumin për ta çuar përpara këtë proces.

“Ju jeni europianë ky është një ribashkim ashtu siç ka ndodhur më parë me Rumaninë dhe Bullgarinë. Është më mirë të flasim për ribashkim. Më 30 mars kemi një takim me grupin e Ballkanit. Rajoni ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik, kompanitë italiane janë të gatshme të investojnë në rajon. Korridori i 8 është gjithashtu prioritet i Romës”, tha Tajan.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb