Ministrat e kabinetit të qeverisë ukrainase kanë miratuar një mekanizëm të ri që parashikon evakuimin e detyruar të fëmijëve nga zonat aktive të luftimit në vend.

Vendimi i Kievit zyrtar vjen pasi zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk mori “çështjen e mbrojtjes së jetës së fëmijëve dhe evakuimit të menjëhershëm të tyre nga zona veçanërisht të rrezikshme” nën”kontrollin e saj personal”, tha Ministria e Riintegrimit në një postim në Telegram.

Ministria deklaroi se tani e tutje, baza për evakuimin e detyrueshëm të fëmijëve do të jetë në dorë të administratave rajonale, me marrëveshje me zyrtarët në Kiev dhe organet e komandës ushtarake.

Mësohet se prindërit, kujdestarët ose përfaqësuesit ligjorë do të shoqërojnë fëmijët e evakuuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: