Ministri i Forcave të Armatosura Britanike, Luke Pollard mohoi ekzistencën e një marrëveshjeje me Francën për një armëpushim njëmujor në Ukrainë.  Sipas tij opsione të ndryshme për arritjen e një paqeje të qëndrueshme po diskutohen “privatisht.

“Nuk ka asnjë marrëveshje për asgjë që i ngjan armëpushimit ”, theksoi zyrtari britanik, duke folur në radion ndërkombëtare. Ai shtoi se “disa opsione të ndryshme janë duke u diskutuar privatisht.

Pollard theksoi se ishte e rëndësishme të zhvillohej një plan që do të sillte paqe të qëndrueshme sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas tij Shtetet e Bashkuara janë një “aleat kyç” dhe do të qëndrojnë pranë Mbretërisë së Bashkuar, duke përmendur marrëdhëniet e thella të mbrojtjes midis dy vendeve.

Kjo erdhi pasi kryeministri britanik Keir Starmer priti një samit të liderëve evropianë për të diskutuar paqen në Ukrainë, vetëm dy ditë pas vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Uashington dhe përplasjes në Zyrën Ovale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb