Rusia provokon sërish me avionët në hapësirat ajrore të vendeve në kufi dhe jo vetëm. Gjermania, nëpërmjet ministrit të mbrojtes deklaron se një avion rus fluturoi mbi një fregatë të marinës së saj.
“Një avion ushtarak rus fluturoi mbi një fregatë të Marinës Gjermane në Detin Baltik”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius në fjalimin e tij para Bundestag-ut, duke e krahasuar incidentin me ndërhyrjen e dronëve dhe avionëve luftarakë rusë në hapësirën ajrore polake dhe estoneze.
Këto incidente, që ndodhin vetëm brenda pak ditësh, “demonstrojnë qartë se Rusia po i teston gjithnjë e më shumë kufijtë e saj, përfshirë edhe kundër shteteve anëtare të NATO-s”, shtoi ai.
