Deputetja Albana Vokshi theksoi se ministri Toni Gogu ka mashtruar publikun, sa i përket çështjes së IBAR.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Vokshi theksoi se ministri Gogu ka dhënë një lajm të pavërtetë lidhur me këtë çështje duke nënvizuar se IBAR nuk ka kaluar, ndryshe nga çfarë u prezantua nga Gogu.

“Dy ditë më parë, ende pa u shpërndarë mbledhja ministri Toni Gogu doli në konferencë dhe dha lajmi që IBAR ishte miratuar dhe i kishte kaluar Këshillit të Ambasadorëve. Si mundet, me çfarë pafytyrësie, apo paaftësie, mundet një ministër të japë një lajm që nuk është i vërtetë. Të mashtrojë publikun. Të paktën tre vende anëtare nga 27 kanë pasur probleme me grup-kapitullin e parë. Deri të premten ministri Gogu mund të kishte pritur…ndaj ministri Gogu që shpërndan lajme të pavërteta, të dalë të kërkojë falje”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: