TIRANË

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka pritur homologun grek Nikos Dendias. Xhaçka–Dendias kanë dhënë një deklaratë për shtyp pas takimit dypalësh.
Ministrja Xhaçka deklaroi se “delimitimi i zonave detare, rikonfirmuam vullnetin për kompromis për ta referuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Po kështu ministrja deklaroi se gjatë diskutimit është shprehur vullneti i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam.

“Shkëmbyem mendime lidhur me intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-greke. Komuniteti shqiptar në Greqi, vlerësojmë integrimin e tyre në shoqërinë greke
Diskutuam për një sërë çështjesh, që do të lehtësojnë lëvizjen dhe jetën e shtetasve tanë”, tha Xhaçka.

Ajo tha më tej se Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë një politikë aktive, me synimin për integrimin euro-atlantik.
“Integrimi Euro-atlantik mbetet një orientim i pazëvendësueshëm për vendet e rajonit. Integrimi evropian i Shqipërisë, mirënjohje Greqisë për mbështetjen e vazhdueshme”, tha ministrja.

Sa i përket negociatave me BE, ajo deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet.
“Shpresat mbeten akoma për një vendim gjatë presidencës franceze të BE-së”, tha ajo.

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, Xhaçka tha se u ra dakord të punojmë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve.

Ministrja u shpreh se ndajmë qëndrim të njëjtë në dënimin e agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Gjithashtu mësohet se Dendias do të zhvillojë takime me zyrtarë të minoritetit kombëtar grek.

Diskutimet do të fokusohen në çështjet me interes dypalësh nga marrëdhëniet mes dy vendeve tek samiti i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb