Ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka deklaruar se Irani nuk dëshiron që konflikti i tij me Izraelin të zgjerohet në vendet fqinje, përveç nëse situata i detyron për një gjë të tillë.
Ministri i jashtëm tha se sulmet izraelite në fushën e gazit në det të hapur të Parsit Jugor që Irani e ndan me Katarin ishin “një agresion i hapur dhe një akt shumë i rrezikshëm”.
“Zvarritja e konfliktit në Gjirin Persik është një gabim strategjik dhe qëllimi është ta zvarrisin luftën përtej territorit iranian”, tha ai.
Ministri i jashtëm akuzoi Izraelin se po kërkonte të sabotonte bisedimet bërthamore Iran-SHBA, të cilat, sipas tij, mund të kishin hapur rrugën për një marrëveshje, raporton Reuters.
“Sulmi i Izraelit nuk do të kishte ndodhur kurrë pa dritën jeshile dhe mbështetjen e SHBA-së”, tha Araghchi, duke shtuar se Teherani nuk i beson deklaratave amerikane se Uashingtoni nuk kishte marrë pjesë në sulmet e fundit.
“Është e nevojshme që Shtetet e Bashkuara të dënojnë sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane nëse duan të vërtetojnë vullnetin e tyre të mirë.”
