Ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Araghchi ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të ‘luftojë për hir të popullit tonë.

Abbas Araghchi hodhi poshtë thirrjet për armëpushim në Lindjen e Mesme. Gjithashtu ai ka akuzuar se SHBA-të dhe Izraeli “po vrasin njerëzit”.

Ai thotë se Izraeli dhe SHBA-të e kanë thyer tashmë armëpushimin e arritur për t’i dhënë fund luftës 12-ditore.

“Luftës i duhet një fund i përhershëm”, tha ai, duke shtuar: “Nëse nuk arrijmë deri aty, mendoj se duhet të vazhdojmë të luftojmë për hir të popullit tonë dhe sigurisë sonë.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: