Ministri i Komunikacionit i Iranit ka deklaruar se interneti në Iran është rikthyer në “gjendjen e tij të mëparshme”, që do të thotë para ndërprerjes së fundit të vendosur nga qeveria pas armëpushimit.  Sipas mediave të huaja, Sattar Hashemi shkruan në një postim në rrjetin social ‘X’ se Irani “nuk do ta përjetojë më atë situatë”.

Autoritetet iraniane thanë se kufizimet e internetit kishin qenë të nevojshme sepse Izraeli kishte zhvilluar një “luftë kibernetike të përhapur” kundër tij gjatë konfliktit 12-ditor.

Kufizime të rrepta në internet ishin vendosur gradualisht që nga 13 qershori, kur Izraeli nisi një sulm të madh ndaj Iranit , i cili u kundërpërgjigj me një valë sulmesh me raketa.

“Rrjeti i komunikimit po kthehet gradualisht në gjendjen e mëparshme”, tha njësia kibernetike e Gardës Revolucionare në një deklaratë të transmetuar nga media shtetërore.

Thuhej se Izraeli kishte zhvilluar një “luftë kibernetike të përhapur” me qëllim ndërprerjen e shërbimeve dixhitale dhe abuzim me infrastrukturën e rrjetit për të mbledhur informacion dhe për të intensifikuar agresionin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: