Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se Irani kaloi “vijat e kuqe” të premten kur raketat e tij shënjestruan zona civile në përgjigje të valës së fundit të sulmeve të Izraelit.
“Irani ka kaluar vijat e kuqe duke guxuar të qëllojë me raketa qendrat e popullsisë civile në Izrael”, tha ai në një deklaratë.
“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë qytetarët e Izraelit dhe të sigurohemi që regjimi i Ajatollahut të paguajë një çmim shumë të lartë për veprimet e tij të urryera”, shtoi ai, duke iu referuar Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei.
Më parë, Garda Revolucionare e Iranit tha se po kryente sulme kundër “dhjetëra objektivave, qendrave ushtarake dhe bazave ajrore” në Izrael.
