Këtë të martë qytetin e Beratit e vizitoi Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Izraelit, Haim Katz, i cili u mirëprit nga kryebashkiaku Ervin Demo, ku së bashku vizituan Muzeu “Solomon”, i vetmi në Shqipëri, që sjell në kujtesë jetën e hebrenjve, të cilët u strehuan në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në fjalën e tij, Ministri izraelit u shpreh se për të vizita në qytetin e Beratit është një kënaqësi e madhe, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore.

“Për mua është kënaqësi të jem në Berat, pikërisht në Muzeun Solomon, i cili pasqyon mikpritjen e hebrenjve nga populli shqiptar. Gjithashtu, është kënaqësi të prekësh nga afër qytetin e bukur të Beratit dhe të njohësh çfarë ofron ky qytet-muze për turistët. Shpresoj të shoh shumë izraelitë që vizitojnë Shqipërinë, po ashtu dhe shumë shqiptarë që duan të vijnë në Izrael”, tha ai.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Ervin Demo u shpreh se nga ky bashkëpunim dypalësh pritet të rritet edhe numri i turistëve izraelitë në qytetin e njëmijë e një dritareve, teksa u ndalën edhe në dy qendra të rëndësishme, si Muzeun Ikonografik Onufri dhe Kalaja e Beratit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb