Pas zëvendësministres së Drejtësisë, Vesna Mikiç, e cila u shkarkua nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas deklaratave të bëra lidhur me bombardimet e NATO-s duke i quajtur gjenocid, në të njëjtën linjë është edhe një ministër tjetër i Qeverisë së Kosovës. Në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-, Teodosijeviç bëri një deklaratë diskriminuese për shqiptarët, duke i etiketuar si terroristë

Ivan Teodosijeviç, ministër i MAPL-së në Kosovë, nuk ka hezituar të quajë shqiptarët si terroristë, ndërsa thotë se Masakra e Reçakut është një “histori e shpikur nga shqiptarët”.

“Arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë ashtuquajtura katastrofa humanitare në Kosovë. Masakra e Reçakut ishte një trillim, kurse janë terroristët shqiptarë që trilluan gjithçka, duke kryer krimet më të mëdha në Kosovë, për të cilat deri më sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë kryer krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë serbë të mirë dhe policë në vendet e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar gjatë agresionit të NATO-s, dhe pas ardhjes së misionit të ashtuquajtur paqeruajtës në Kosovë”, ka deklaruar ministri Teodosijeviç.

(d,.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb