Ministria palestineze e Bujqësisë në Gaza ka vendosur të pezullojë importet e frutave nga Izraeli pasi ky shtet bllokoi eksportin e perimeve nga Rripi i Gazës.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se “fermerët nga Gaza deri më tani kanë plasuar 15 lloje të produkteve bujqësore në Bregun Perëndimor dhe në shumë vende arabe”.

Duke kujtuar se Izraeli ka mbajtur mbyllur kalimin kufitar Kerm Abu Salim për katër javë në mënyrë që të parandalojë eksportet nga Gaza në Bregun Perëndimor dhe jashtë vendit, thuhet se si një masë e reciprocitetit ata morën vendim për të pezulluar importet e frutave nga Izraeli.

Kalimi kufitar Kerm Abu Salim, të cilin Izraeli e mbylli më 10 maj, në të njëjtën kohë me sulmet që filloi më pas në Rripin e Gazës, e cila është nën bllokadë, janë vetëm pjesërisht të hapura për hyrjen e ndihmës humanitare dhe mjekësore.

Sulmet që Izraeli nisi në Rripin e Gazës më 10 maj, me një marrëveshje armëpushimi të arritur me Hamasin, u ndaluan më 21 maj në orën dy pas mesnate.

Në sulmet izraelite në Gaza humbën jetën 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra ndërsa u plagosën 1.948 të tjerë. Disa mijëra ndërtesa janë shkatërruar ose dëmtuar plotësisht në një masë të tillë që ato nuk mund të përdoren.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb