Ministria e Drejtësisë refuzon ekstradimin e kritikut të Vladimir Putin. Aleksandër Bobovnikov, me profesion mjek dhe shtetësi ruse e izraelite, akuzohej për mashtrim në Rusi.

Bobovnikov kishte kritikuar ambiciet ekspansioniste të shefit të Kremlinit, Vladimir Putin, kur nisi sulmin ushtarak ndaj Ukrainës dy vite më parë.

Gjykata e Tiranës ka liruar rusin Bobovnikov, i ndaluar në aeroportin e Rinasit disa ditë më parë, raporton për BalkanWeb, gazetarja Klodiana Lala.

Bobonvikov u arrestua 15 ditë më parë në aeroportin “Nënë Tereza” .

Bobovnikov erdhi nga Gjermania, e ndonëse ishte ndaluar përkohësisht në Itali, vend i cili nuk pranoi kërkesën e Rusisë për ekstradim, lëvizte i lirë në gjithë Europën. Ai deklaroi pas arrestimit në Shqipëri se kishte ardhur për arsye turistike, por gjykata e la në burg me afat 15 ditor.

Në vitin 2022, Gjykata e Moskës lëshoi një urdhër arresti për qëllime ekstradimi për Bobovnikov, i akuzuar për mashtrim, krim për të cilin rrezikonte një dënim deri në 10 vjet burg. Ai dyshohet se mori mbi 18 milionë rubla nga një shtetas tjetër, me premtimin se do ta ndihmonte të kërkonte punë në agjencitë qeveritare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb