Ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, ka nënshkruar një direktivë që shton 19 zyrtarë të lartë gjeorgjianë në listën e sanksioneve të vendit.
Informacioni u publikua nga Ministria e Punëve të Jashtme e Estonisë.
Ndalimi i hyrjes vlen për Ministrin e Drejtësisë të Gjeorgjisë, Prokurorin e Përgjithshëm, anëtarët e parlamentit, prokurorët, gjyqtarët dhe një ish-shef policie.
Me këtë vendim, numri i përgjithshëm i zyrtarëve gjeorgjianë nën sanksione estoneze ka arritur në 102.
(A.A/BalkanWeb)
