SHKUP-Ministrja e Mbrojtjes ne Maqedoni, Radmilla Shekerinska njoftoi se ministritë tashmë kanë dorëzuar të dhëna në Qeveri se sa para mund të ndajnë nga buxheti i tyre për fushatën informuese për referendumin per ceshtjen e emrit.

Të dhënat në seancë qeveritare pritet të kalojnë në mërkurën. Dikasteri që ajo drejton, ka ndarë rreth 1 milion euro, njoftoi Shekerinska. Kuvendi i cili është kompetent për fushatën si organ i cili e ka nënshkruar referendumin, duhet të organizojë koordinim mes grupeve parlamnetare, për të organizuar mënyrën e shpenzimit të mjeteve që do të mblidhen.

“Kuptohet se Ministria e Mbrojtjes është nëjra prej atyre që më shumë duhet të jetë e interesuar për prioritetin tonë strategjik. Nga sektori jonë për financa, dërguam informacionin se në dispozicion vendosim diku më pak se 60 milion denarë të cilat kanë qenë të planifikuara për aktivitete të ngjashme megjithatë mendojmë se është më mirë t’i shfrytëzojë Kuvendi se sa ne individualisht”– deklaroi Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb