Ministria e Shëndetësisë së Kosovës thotë se rastet e COVID-19 vazhdojnë të jenë në trend të njëjtë. MSH thekson se teksa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të SARS-COV 2 (Covid-19), situata epidemiologjike në Kosovë mbetet e pasigurt.
“Mesatarja aktuale 7-ditore e rasteve të reja është 15,42 raste/ditë, që është e njëjtë me periudhën e mëparshme 7-ditore”, thuhet në postimin e MSH-së.
Më tej, MSH thekson se vaksinimi është mënyra më e mirë për të ndihmuar në parandalimin e COVID-19, veçanërisht formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes.
“Të gjithë duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor”, përfundon njoftimi i tyre.
