Të paktën 926 persona janë vrarë dhe 6,186 të tjerë janë plagosur në sulmet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Iranit.
Shifrat u raportuan edhe nga gazeta amerikane The Washington Post, e cila citoi autoritetet iraniane për bilancin e viktimave.
Sipas ministrisë, mes viktimave ka edhe shumë të mitur. Rreth 180 prej të vrarëve ishin nën moshën 18 vjeç, ndërsa viktima më e re ishte vetëm një vjeç.
Autoritetet shtuan gjithashtu se 13% e viktimave ishin gra dhe vajza, duke theksuar ndikimin e madh që kanë pasur sulmet mbi popullsinë civile në vend.
Sulmet dhe përshkallëzimi i tensioneve mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kanë rritur shqetësimet ndërkombëtare për një konflikt më të gjerë në rajonin e Lindjes së Mesme.
