Forcat ushtarake të Rusisë kanë pësuar pothuajse 143,000 viktima që nga fillimi i luftës në Ukrainë sipas burimeve zyrtare të Kievit.

Përditësimi i fundit nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se numri i viktimave nga pala ruse kishte arritur në 142,860, me 590 që u shkaktuan vetëm dje.

Ministria njoftoi gjithashtu se 3,310 tanke dhe 6,545 automjete të blinduara luftarake ishin shkatërruar.

Duke postuar shifrat në Twitter, ministria përfshiu një citim nga kënga e The Beatles e vitit 1968 ‘Kthehu në BRSS’: “Më lejoni të dëgjoj balalaikan tuaj [një instrument rus] që kumbojnë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: