Ministrja për Parlamentin, Ermonela Felaj ka shprehur gëzimin e saj dje, përmes një kuponi tatimor që ja ka dhënë parukierja, pasi ka krehur flokët. Në një status në rrjetin social, “Facebook”, ajo shkroi: “Shpesh herë, impaktin e gjërave që bëjmë ose për të cilat marrim vendim, e kuptojmë më mirë, nga njerëzit me të cilët ose falë të cilëve arrijmë të kryejmë shërbime të ndryshme të vogla të përditshmërisë. Kjo më ndodhi dhe sot. Kur filluam luftën kundër informalitetit, një nga bizneset e vogla në lagjen ku jetoj, më tha:

“Bravo se jemi të paktë ata që e respektojmë ligjin, jemi me letra”, ndërsa sot më dha kuponin duke shprehur gëzim për vendimin më të fundit që i çliron të gjitha bizneset e vogla, ose më saktë që kanë një xhiro vjetore deri në 5 milionë lekë, nga të gjitha detyrimet fiskale, përjashto sigurimin shoqëror dhe shëndetësor që secili e bën për vete. Më erdhi mirë, për të dhe jo vetëm në fakt, por për të gjithë ata tregtarë të tregjeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë, që raportin me shtetin tani do të mund ta mbajnë thjesht duke qenë korrekt: Një kasë, kupon a faturë për mallin dhe sigurimet për veten! Asnjë taksë, asnjë tatim!!!”, shkroi dje, Felaj.
(m.k/VipPages/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: