Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në Kuvend ka folur në lidhje me provimet e maturës dhe akuzave të ngritura ndaj ministrisë nga deputetët e opozitës.

Ajo tha se testet kanë qenë të përgatitura me përgjegjshmëri, brenda programit dhe me nivele vështirësie.

Ministrja ka shtuar se sa i përket daljes së tezës, faji është i teknologjisë së përparuar dhe se pavarësisht se janë marrë të gjitha masat, teza doli edhe këtë vit.

“Dua tu përgjigjem disa nga kolegëve të opozitës. Do ta nis me kolegun Dule që tha ministret stolisin kolltuqet ministrore. Eshtë e disata herë që përdoren shprehje seksiste kur nuk kanë argumente të tjera. E mira është të kërkohet ndjesë por zoti Dule e di vetë se çbën. Së dyti u ngritën akuza për maturën shtetërore, këtë vit më shumë se kurrë jemi angazhuar jo vetëm në Ministrinë e Arsimit por në të gjitha institucionet arsimore.

Është punuar që në shtator më pas kemi zhvilluar takime e trajnime me mësuesit e maturantët. Testet janë hartuar nga mësuesit më të mirë me përvojë të gjatë, teste brenda programit dhe pa gabime. Respektonin nivelet e vështirësisë. Nuk mund të jenë testet shumë të thjeshtë, sepse nëse janë penalizohen maturantët e mirë.

Testet janë hartuar me përgjegjësinë më të lartë. Ju hidhni akuza pse u korrigjuan gjatë natës. Jemi mësuar të punojmë ditë e natë.

Ju duhet të ishit të pakënaqur nëse do të ndodhte e kundërta. Dalja e tezës, nuk jemi krenarë që pani nis provimi del testi. Kjo nuk është mirë por ne në fakt kemi 31 mijë maturantë dhe 7 mijë mësues të angazhuar në proces. Kemi marrë të gjitha masat por teknologjia është përmirësuar dhe është e vështirë që në kaq shumë të mos shpëtojë ndonjëri”, tha Kushi.

Sipas saj “Por që testi del nga brenda jashtë kjo nuk shkakton një diferencim të maturantëve apo ulje të cilësisë së provimit apo korrigjimit. Ne do marrim masa dhe për këtë por ju siguroj që është shumë e vështirë, është tepër e vështirë sot teknologjia ka arritur atje sa ne as nuk i parashikojmë dot se ku mund të ketë ndonjë mësues apo maturantë ndonjë aparaturë që fotografon testin.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb