Kanë përfunduar punimet Samiti i Ballkanit Perëndimor me BE mbi Planin e Ri të Rritjes në Tiranë.

Ka qenë kryeministri Edi Rama, ai i cili ka hapur punimet e samitit. Në fjalën hyrëse ai u shpreh se Shqipëria do të punojë pareshtur për të ecur para, drejt lehtësimit të transportit dhe tregut dixhital. Ai tha se do të jetë gati në qershor aplikimi për digjitalizimin e tregut të përbashkët, duke mundësuar kështu shkurtimin e orëve të pritjes së kamionëve në dogana.

Ndërkohë Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhely deklaroi se Plani i Rritjes është ambicioz.

Ai tha se ka ngelur dhe gjysma e kohës për të vënë në zbatim këtë plan, ndërsa shtoi se BE duhet të ofrojë të gjitha përfitimet për vendet që do të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian.

MINUTË PAS MINUTE: 

 

10:25/ “Duhet të miratoni ligje cilësore”, Koopman porosi Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor: Keni vetëm një muaj kohë për të mbyllur reformat

Drejtori i Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman, ka deklaruar në Samitin BE-Balkani Perëndimor që po mbahet Në Tiranë se duhet ritëm i lartë punimesh në mënyrë që të përfitohet nga fondet e BE.

Ai u shpreh se ka mbetur vetëm një muaj kohë për mbylljen e reformave.

Koopman: Së pari udhëheqësit e pranishëm, dëshmi për angazhimin tuaj. Kjo tregon edhe ritmin e lartë që të ndodhë ndryshimi.

Nuk bëhet fjalë vetëm për udhëheqësit por edhe institucionet duhet të bëjnë punët e tyre.

Disa nga nismat duhet të jenë tërësisht funksionale.

Ritmi është i lartë por na ka mbetur vetëm një muaj për të mbyllur agjendën e reformave. Cilësia e ligjeve që duhet të miratoni duhet të jetë e lartë. Na keni krah jush por ritmi duhet i lartë që fondet të hyjnë në maj para pushimit të verës.

10:18/ “Plani i Rritjes, ambicioz”, komisioneri Varhely: Rajoni duhet të ecë para, të plotësojë reformat dhe të aplikojë rregullat e BE!

Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhely deklaroi se Plani i Rritjes është ambicioz.

Nga samiti BE-Ballkani Perëndimor tha se ka ngelur dhe gjysma e kohës për të vënë në zbatim këtë plan, ndërsa shtoi se BE duhet të ofrojë të gjitha përfitimet për vendet që do të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian.

“Edhe pse ne po afrojmë fundin e mandatit tonë, dua të lëmë diçka pas, diçka serioze. E prekshme. Diçka që të jetë e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afatmesëm. Shoqëritë e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen në BE. BE duhet të që të ofrojë të gjithë përfitimet që sjell anëtarësimit. Kjo është ideja jonë që vjen me planin e rritjes. Është plan ambicioz. Kemi gjysmën e kohës për ta vënë në zbatim. Rajoni do të duhet të ecë me shpejtësi përpara, për plotësimin e reformave. Duhet të aplikoni rregullat e BE. Mund të bëheni pjesë e tregut europian edhe para se të jeni vend anëtar i BE.”, tha ai.

10:05/ “Të lëmë pas çdo konflikt në rajon”, Rama hap samitin BE-Ballkani Perëndimor: Mundësitë mund të merren apo humben. Procesi i Berlinit…

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të punojë pareshtur për të ecur para, drejt lehtësimit të transportit dhe tregut dixhital. Ai tha se do të jetë gati në qershor aplikimi për digjitalizimin e tregut të përbashkët, duke mundësuar kështu shkurtimin e orëve të pritjes së kamionëve në dogana. Ai tha se nëse përmbushen kërkesat për zonën e përbashkët të pagesave, do të ulen me 6 herë tarifat e qytetarëve tanë për të sjellë para në shtëpitë e tyre. Mes të tjerash ai tregoi se si mund të kursehen 6 mln euro në xhepat e njerëzve.

Rama: Është e qartë që mundësia e re që përfaqëson plani jashtë kornizës, na sfidon në gatishmërinë për fatin e përbashkët europian. Mundësitë mund të merren apo humben. Duhet të angazhohemi pa kufizime. Unë e pranoj se ndryshe nga Shqipëria disa vende në rajon janë në situatëkomplekse për njëri tjetrin. 10 vite me parë udhëheqësit e BP u takuan në zyrën e Kancelarit në Berlin për të kapur të ardhme. Bashkëpunimi është një kriter për të vlerësuar pjekurinë tonë përmes planit të ri të rritjes. Gjatë 10 viteve procesi i Berlinit na ka treguar se sa më e thjeshtë është të thuash se të bësh. Duhet të ofrojmë rezultate të prekshme. Ka disa kushte që duhen përmbushur nëse duam të marrim fonde shtesë nga Plani i Rritjes. Në Tiranë kemi nevojë për një plan të ri reformash. Përfshirja e aktorëve të tjerë, kritike për të përmbushur synimet e procesit. Kemi bërë përparime për sistemin e drejtësisë, por mbetet shumë për tu bërë që të jemi në nivelin e BE.

Komisionieri do e shtjellojë më tej atë që për vendet tona janë në planin e ri të rritjes e c’duhet të bëjmë që ti marrim. Shqipëria është gati për këtë ushtrim sfidues. Do punojmë me të tjerët për lehtësuar rrugën. Nëse përmbushim kriteret për zonën europiane të pagesave do ulim me 6 herë tarifat e shqiptareve jashtë për të dërguar paratë në familje.

Ambicia jonë si Shqipëri është të jemi gati në qershor për aplikimin. Synojmë Të ulim me 3 orë kohën e pritjes së kamionëve në dogana!

09:57/ Kryeministri Rama pret presidentin serb Alenksandër Vuçiç

09: 56/ Mbërrin Komisioneri Varhelyi

09:43/ Mbërrin kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri

09:34/Samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama në tapetin e kuq pret pjesëmarrësit

Sot në Tiranë mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor me BE mbi Planin e Ri të Rritjes. Kryeministri Rama po pret në tapetin e kuq para Pallatit të Kongreseve mbërritjen e pjesëmarrësve.

E para që ka mbërritur ka qenë Majlinda Bregu.

AXHENDA
Në orën 09:30 liderët do të mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve
Rama dhe Komisioneri Varhelyi do të mbajnë fjalën në orën 09:45
Në orën 12:00 do të firmosen marrëveshjet
Rama dhe Varhelyi do të mbajnë konferencë në orën 12:30

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: